INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi? Zbulojeni!

Çfarë bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi? Zbulojeni!

Publikuar më: 12:48 16-04-2018
Femra, nëse ndiheni se bëni gjëra të çuditshme, kur jeni në shtëpi, nuk jeni vetëm.
Kur askush nuk është me to, tërbohen që të bëjnë gjërat që i sjellin një kënaqësi të paparë. Për t’u dukur mirë në sytë e ndonjë shoku, ose partnerit femrat heqin dorë nga disa sjellje sekrete që vërtetë duan t’i realizojnë. Sipas intv.al ja disa nga gjërat e çuditshme që ato bëjnë:
 
1. Blejnë shumë patatina
Për femrat është një kënaqësi më vetë, të kenë një tas të madh patate të skuqura dhe t’i hanë ato të gjitha për qejfin e tyre. Ka lezet kur nuk i ndan me dikë tjetër!
2. Kërcejnë nudo ndonjë këngë nga youtube
Femrat  gjithmonë përpiqen të mësojnë lëvizjet e kërcimit të ndonjë kënge nga YouTube. Për to është më mirë të jenë lakuriq, pra lirshëm pasi askush nuk është vërdallë.
3. Dashuria ndaj kombinimit të ushqimeve
Femrat kanë pranuar se kur janë vetëm në shtëpi, përziejnë sheqer dhe gjalpë në një tas, dhe e hanë  atë me lugë. 
Sipas  tyre është është kombinimi më i mirë.
4. Regjistrojnë veten duke kënduar
Femrat, sipas intv.al kur janë vetëm në shtëpi duan të argëtohen duke regjistruar veten e tyre nga celulari. Mesa duket të dëgjojnë veten duke kënduar qenka diçka që nuk e bëjnë në sytë e të tjerëve.
5. Hanë çdo gjë që kanë në frigorifer
Ku ka kënaqësi më të madhe se të hapësh frigoriferin dhe të mos e vrasësh mendjen se çfarë të hash. Femrat, kur janë vetëm nuk e vrasin mendjen për dietën .
6. Spiunojnë ish-in
Kjo gjë është e sigurtë, që ato sipunojnë nëpërmjet  rrjeteve sociale se çfarë bëhet me jetën e ish-it të tyre për momentin. Mos kini turp ta pranoni!
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00094699859619141
    array(1) { ["section"]=> string(59) "cfare-bejne-femrat-kur-jane-vetem-ne-shtepi-zbulojeni-55372" }