INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja ‘Tahiri’. Debat i ashpër mes demokratëve dhe socialistëve në komision

Çështja ‘Tahiri’. Debat i ashpër mes demokratëve dhe socialistëve në komision

Publikuar më: 17:16 19-03-2018

Opozita nuk ka pritur gjatë por ka thirrur menjëherë mbledhjen e komisionit hetimor për çështjen Tahiri. Por që në nisje të këtij komisioni, kreu i tij Edi Paloka e ka nisur me një zotim.

Edi Paloka:
“Nuk do të lejojmë që të mbyllet kjo çështje pa u hetuar, të paktën ne demokratët”.
Në kundërpërgjigjen e tij socialisti Bashkimi Fino garantoi angazhimin maksimal për këtë çështje, por së pari tha ai duhet të miratohet rregullorja e komisionit.
Bashkim Fino:
“Ne duam ta mbyllim sa më shpejt”.
Ndërkohë që socialistët kanë kërkuar planin e plotë të veprimit të komisionit hetim or të çështjes Tahiri, kreu i komisionit ka një tjetër kërkesë për anëtarët e tij, pajisjen e tyre me certifikatë sigurie.
Ermonela Felaj:
Çfarë do të hetoni, na duhet plani i punës i Komisionit Hetimor.
Edi Paloka:
“Kemi një plan veprimi që mund ta përmbyllim bashkarish ndërkohë që duhet të pajiseni me certifikatë sigurie”.

Article Logic
Execution time: 0.0048530101776123