INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja Shullazi, Krimet e Rënda thërrasin Sali Berishën si dëshmitar në gjyq

Çështja Shullazi, Krimet e Rënda thërrasin Sali Berishën si dëshmitar në gjyq

Publikuar më: 19:00 13-02-2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dëshmuar ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit. Vendimi i gjykatës erdhi pas kërkesës së bërë nga avokatët mbrojtës të Emiliano Shullazit. Ish-kryeminsitri Sali Berisha është i pari që foli publikisht për kërcënimin e ish-rektorit Dhori Kule, dhe kandidatit për rektor aso kohë Mynyr Koni, i cili doli fitues në zgjedhjet për kreun e Universitetit të Tiranës.

Emri i Berishës si person që ka dijeni për kërcënimin e dy profesorëve u përmend gjatë dëshmisë nga ish-Ministri i Brendshëm Tahiri, i cili iu referua deklaratës publike në facebook nga Berisha e më pas konferencës që ai thirri me gazetarët. Në këtë konferencë ish-kryeministri përmendi emrin e Emiliano Shullazit dhe personave të tjerë të arrestuar për kërcënimin e profesorëve.

Në këto rrethana, avokatët e Shullazit kërkuan thirrjen e Berishës i cili pritet të sqarojë deklaratat e tij se nga është informuar se kërcënimi është bërë pikërisht nga Shullazi. Vetë profesorët Koni dhe Kule në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se nuk mund të konfirmojnë nëse është pikërisht ky shtetas që i ka kërcënuar. Berisha është thirrur të dëshmojë në seancën e së martës së ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508