INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Çështja” Modriç, Reali denoncon Interin në UEFA

“Çështja” Modriç, Reali denoncon Interin në UEFA

Publikuar më: 07:24 17-08-2018

Luka Modric duket të jetë “mollë sherri” mes Real Madridit e Interit. Interesimi i vazhdueshëm i skuadrës italiane për yllin kroate dhe format e fshehta të tentativave për blerje, kanë shtyer skuadrën spanjolle që ta denoncojë Interin në UEFA.

Reali në denoncim ka përmendur disa sjellje të cilat i quan të paligjshme nga ana e skuadrës italiane. Pavarësisht refuzimeve të vaazhdueshme, Interi thuhet se ka kontaktuar lojtarin, agjentin e tij, duke mos respektuar vendimin e Real Madridit.

Nesër është dita e fundit e transferimeve në futbollin italian, që do të thotë se shpresat e Interit për blerjen e Modric po vdesin ngadalë.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762