INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja 'HABILAJ'/ Nuk përfundojnë HETIMET për Tahirin. Ja çfarë e mban 'peng' ish-ministrin

Çështja 'HABILAJ'/ Nuk përfundojnë HETIMET për Tahirin. Ja çfarë e mban 'peng' ish-ministrin

Publikuar më: 13:53 07-01-2019

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe bën gati dosjen për 9 të pandehurit e dosjes ‘Habilaj’. Prokurorët e dosjes kanë ngritur akuza ndaj të pandehurve për trafik të lëndëve narkotike, krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se këta persona kanë bashkëpunuar me ish-zyrtarë të lartë të policisë, si Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode si edhe ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Mësohet se Prokuroria është në pritje të dy letërporosive për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Burimet thanë se në fundjavë dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara, kanë udhëtuar drejt Italisë, ku kanë marrë të dhëna për llogari të çështjes “Tahiri”.

Nga shteti fqinj kërkohen materiale të dosjes në Katania si dhe do të verifikohet një udhëtim që familjarët e Saimir Tahirit kanë bërë me Moisi Habilajn në 2014.

Gjasat janë që hetimet për Tahirin të mos mbyllen më 19 janar pasi prokurorët pritet të kërkojnë një tjetër zgjatje të hetimeve.

Dy ditë më parë prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara kanë udhëtuar drejt Italisë për të bërë verifikimet.

Ndërkohë në Itali ku vazhdon dhe gjykimi për Moisiu Habilajn prokuroria ka dhënë pretencën duke kërkuar 18.8 vite burg për të.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0079998970031738
    array(1) { ["section"]=> string(74) "ceshtja-habilaj-nuk-perfundojne-hetimet-per-tahirincfare-e-mban-peng-83660" }