INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Çështja Çame’ përplas Tiranën me Athinën. Kërcënon presidenti grek

‘Çështja Çame’ përplas Tiranën me Athinën. Kërcënon presidenti grek

Publikuar më: 10:44 05-02-2018

Ashpërsohen tonet mes Athinës zyrtare dhe Tiranës për çështjen çame. Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos ka reaguar me tone aspak diplomatike lidhur me pretendimin për çështjen çame.Lajmi bëhet i ditur nga “Ert.gr”, ku theksohet se Pavlopuls ,i bëri thirrje Shqipërisë të respektojë ligjin, të drejtat e njeriut dhe të pronës, si dhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri. Ndërkohë që çamët i cilësoi si pjesë të mizorive naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi. Nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për çamët. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë”, tha Pavlopulos. Deklaratat, Presidenti grek i bëri gjatë vizitës që zhvilloi sot në Shtabin e Forcave Ajrore, në Larisa

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764