INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çdo femër do ju pëlqente! Çuna, këto janë modelet dhe tendencat e reja të mjekrës për 2018-ën [FOTO]

Çdo femër do ju pëlqente! Çuna, këto janë modelet dhe tendencat e reja të mjekrës për 2018-ën [FOTO]

Publikuar më: 20:56 26-12-2017

Gjatë vitit 2017 mjekra u kthye sërish në modë, por ashtu si dhe flokët ajo ka nevojë të stilohet dhe besojeni apo jo, është diçka që kërkon përkujdesjen e saj. Sipas kuratorëve të imazhit për meshkuj, mjekra është diçka e cila jo vetëm është në modë, por tregon edhe karkater te mbajtësit e saj, por duhet bërë kujdes me modelin që zgjidhin ta mbani.

Gjatë vitit 2017 kanë qenë të shumtë personazhet vip të cilët kanë zgjedhur që të mbajnë mjekër, që nga aktorët e Hollywood e deri te futbollistët e ndryshëm.

george.jpg

Sipas kuratorëve të imazhit, mbajtja e mjekrës do të vazhdojë të jetë një tendencë mode edhe në vitin 2018, por ashtu si çdo gjë tjetër edhe modelet më të preferuar do të ndryshojë.

mjek.jpg


Duke qenë se vitin 2017 po e lëmë pas, Bordo.al sjell për ju disa nga modelet e mjekrës të cilat pritet të jenë dominuese për vitin 2018. Sipas kuroatorëve të imazhit, nuk ka rëndësi se çfarë stili veshjeje keni, nëse keni vendosur që të mbani mjekrë edhe në 2018 , por duhet treguar një kujdes i madh në modelin e flokëve, pasi ajo mjekra stilohet në bazë të modelit të flokëve.

zain.jpg


Një tjetër risi e cila pritet të jetë pjesë e stilimit të mjekrës këtë vit do të jetë edhe ngjyra. Gjatë 2018 do të shohim shpesh meshkuj me tjetër ngjyrë flokësh e tjetër ngjyrë mjekre. Për sa i përket ngjyrës së preferuar, pritet të jetë e verdha në kafe.

ngjyra.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002924919128418