INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çdo brune duhet të dijë këto 4 gjëra që para se të ndërrojë ngjyrën e flokëve

Çdo brune duhet të dijë këto 4 gjëra që para se të ndërrojë ngjyrën e flokëve

Publikuar më: 18:32 05-08-2017

Ndiheni të mërzitura me ngjyrën brune të flokëve tuaja?

Ekzistojnë mundësi të pafundme për të rregulluar gjërat, duke filluar nga hijezimet më të lehta e deri në nuancat bionde. Por, para se të rezervoni një takim tek parukierja juaj, ja disa gjëra që duhet t’i merrni parasysh.

1.Mund të ju nevojitet më shumë kohë se sa prisni.

Pavarësisht nga nuanca e hapur që doni të provoni, mund të ju nevojiten disa orë për zbardhje të flokëve e më pas tonaliteti i duhur për hijezimin tuaj të preferuar. Konsultohuni me stilistin tuaj se sa mund të jetë kohëzgjatja e realizimit në mënyrë që të përgatiteni për orë të tëra.

2.Mund t'ju kushtojë më shumë se sa keni menduar.

Sërish, edhe ky fakt varet nga ajo që ju vendosni të bëni. Por, në përgjithësi, kur shkon nga nuanca e mbyllur në të hapur, pritet që të paguani më shumë, pasi kjo konsiderohet si një proces i dyfishtë, madje edhe nëse thjeshtë bëni hijezim, pa i zbardhuar flokët tërësisht me ‘blanche’.

3.Do të ndryshojë cilësinë e flokëve tuaj.

Nëse bëni ndonjë proces të ngjyrosjes së flokëve, pavarësisht a bëhet fjalë për një nuancë më të hapur apo disa nuanca me zbardhje, prisni që flokët tuaj të pësojnë më shumë thatësi. Nëse keni flokë më të yndyrshme dhe të dobëta, kjo mund të ju bëjë mirë flokëve duke shtuar cilësinë dhe vëllimin. Por nëse keni flokë të thatë dhe kaçurrela, atëherë duhet të konsideroni ndonjë shkëlqyes në vend të kësaj, gjë që përkohësisht do të rregullojë ngjyrën duke dhënë rezultate të shkëlqyera.

4.Me kalimin e kohës, ngjyra do të ndryshojë nuancën.

Kur i bëni flokët nga më të errëta në nuancë më të hapur, atëherë prisni që pas disa larjesh nuanca të merr kahje tjetër. Ndonjëherë shkon nga portokalli, e verdhë apo e kuqe dhe humbet shkëlqimin e mëparshëm. Andaj mund të neutralizoni këto tone të padëshiruara me produkte për mbajtje dhe ruajtje të ngjyrës, si shampo ngjyrë vjollcë ku mjafton ta përdorni një herë në javë.

Article Logic
Execution time: 0.0033891201019287