INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cardi B sqaron thashethemet në lidhje me Rihannën! A i ka bërë ajo në të vërtetë unfollow?! [VIDEO]

Cardi B sqaron thashethemet në lidhje me Rihannën! A i ka bërë ajo në të vërtetë unfollow?! [VIDEO]

Publikuar më: 10:34 25-09-2018

Si mund t’i bësh unfollow dikujt që nuk i ke bërë as follow?! Cardi B iu përgjigj kësaj pyetje në një video live në Instagram, për t’ju përgjigjur thashethemeve se Rihanna i kishte bërë asaj unfollow, bashkë me disa personazhe të tjerë të Showbizz-it, mbas incidentit të saj me Nicki Minaj gjatë Javës së Modës në New York.

“Shumë njerëz kanë bërë thashetheme, se disa njerëz të famshëm më kanë bërë unfollow dhe kjo nuk është e vërtetë. Ata njerëz të famshëm as nuk më kanë pasur follow” Cardi tha. “Pse ju të gjtihë nuk pushoni dot së bëri thashetheme për të më bërë të dukem keq në sy të gjithëve? […} Thjesht relaksohuni dhe shijoni shfaqjen.”

Shumë veta dyshuan se mbas incidentit me Nicki Minaj, Rihanna i ka bërë asaj unfollow në Instagram. Pak më pas, raportimet thojnë se Rihanna nuk I kishte dërguar një ftesë Cardi-t në festën e saj të përvitshme “Diamond Ball”, për shkak të sjelljes. “Ata I thanë Cardit të mos vinte, sepse sigurimi nuk do ta lejonte të hynte brenda ”, një I brendshëm raporton, duke shtuar se ekipi i Rihannës ka informuar autoritetet jashtë vendit ku zhvillohej mbrëmja se “Cardi nuk duhet të lejohej të hynte brenda”. 

Për më tepër ju mund të ndiqni videon mëposhtë, ku Cardi flet për gjithçka ka ndodhur kohëve të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0030758380889893