INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cara Delevingne shkruan një novelë, publikon foton e parë të saj! [FOTO]

Cara Delevingne shkruan një novelë, publikon foton e parë të saj! [FOTO]

Publikuar më: 16:02 15-03-2017

Në fillim modele, më pas aktore ndërsa tani...shkrimtare!

Nuk ka absolutisht asgjë që Cara Delevingne nuk di ta bëjë. Ajo së fundmi ka shkruar novelën e saj të parë. Lajmin e bujshëm dhe tërësisht të papritur, që për hir të së vërtetës vjen si rrufe në qiell të hapur, bukuroshja 24 vjeçare e ka bërë publik nëpërmjet Instagramit. Supermodelja amerikane i la të gjithë pa fjalë kur nxorri një foto të dorëshkrimit të novelës së saj, në atë që duket se ishte kopja e parë e printuar. Nën titullin “Mirror, Mirror” (pasqyrë, pasqyrë”, gjëja e parë që të vjen ndërmend është monologu i mbretëreshës së ligë përpara pasqyrës në përrallën ikonike Borëbardha. Vetë Cara thotë se dëshiron t’u flasë të gjithëve për këtë periudhë të jetës, të mbushur me zbulimin e vetes, miqësi, dhimbje. triumf, si dhe të qënit një adoleshent. Me pak fjalë sipas saj, eksperiencat që i japin formë çdo njeriu.

mirror.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385