INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Capital T bëri gjestin human për të varfrit, por e kritikojnë për këtë DETAJ, ja si u kthehet reperi: Se di çfarë...[FOTO]

Capital T bëri gjestin human për të varfrit, por e kritikojnë për këtë DETAJ, ja si u kthehet reperi: Se di çfarë...[FOTO]

Publikuar më: 14:19 16-05-2019

Një nga emrat e njohur publikë që bën më shumë bamirësi është pikërisht Capital T. Mbrëmjen e djeshme, reperi i njohur me ndihmën e Halil Kastratit, pati mundësinë të shtrojë Iftar për më shumë se 300 persona në shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ku sigurisht konsumojnë vaktet persona që jetojnë në varfëri ekstreme.

“Ndjenjë e veçantë të bëjmë shpërndarjen e Iftarit në kuzhinën tonë për 310 persona. Falenderojmë këngëtarin tonë të mirënjohur Trim Ademi, i cili dhuroi Iftarin në kuzhinën tonë, po ashtu që ishte dhe prezent në shpërndarjen e ushqimit. Nevojtarët Zoti i ndihmoftë. Bamirësin Zoti e shpërbleftë.” – shkruhet në faqen e Instagramit të “Jetimat e Ballkanit”.

Ndërkohë vetë këngëtari ka shpërndarë disa foto nga mbrëmja e djeshme pa dashur të komentojë gjatë, mirëpo një fans e ka kritikuar duke i thënë se duhet të mbulonte fytyrën e fëmijëve.

Reperi krejt i qetë i thotë se ishte thjesht një iftar dhe nuk ka asgjë tragjike këtu, si dhe e ftoi fansin të shkruante me adresë personale.

ket.jpg

 

Por debati nuk përfundoi këtu sepse fansi në fjalë ka vijuar me idenë e tij që fëmijëve nën 18-vjeç duhet t’u mbulohet fytyra për ruajtje të privatësisë.

flmn.jpg

 

Capital T nuk e la pa përgjigje dhe i tha që nuk është përmendur askund nëse ata janë të varfër apo se si janë veshur, por thjeshtë ka ndarë disa momente që ka kaluar me këta fëmijë dhe u shpreh se nuk i do gjërat fallco.

rujt.jpg

 

Në raste të tilla, këto detaje ndoshta duhen anashkaluar, ne e vlerësojmë shumë këtë gjest të Capital T dhe personazhe si Kapo duhet të jenë më të shumtë në numër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773