INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ça goce që është! Rita Ora ende e pikëlluar nga vdekja e AVICII-it, shihni çfarë ka bërë për të [VIDEO]

Ça goce që është! Rita Ora ende e pikëlluar nga vdekja e AVICII-it, shihni çfarë ka bërë për të [VIDEO]

Publikuar më: 18:57 28-05-2018

Të lumtë Rita! 

Të gjithë u shokuan me vdekjen e Dj të njohur Avicii dhe shumë personazhe të njohur reaguan për vdekjen e tij dhe një nga ata që u mërzit më shumë ishte Rita Ora, sepse së bashku kanë realizuar një bashkëpunim nën titullin “Lonely Together”. Rita e ka përjetuar shumë keq këtë ngjarje dhe para pak javësh u përlot dhe mbajti një minutë heshtje në nderim të Avicii-t në një koncert në Hollandë, si dhe në Xhakarta.

Por homazhet për Dj e njohur s’kanë të ndalur, pasi Rita e ka kujtuar sërish atë edhe gjatë “Javës së Madhe”, një festival i organizuar nga “BBC Music”. Rita u shfaq në skenë ndërkohë në ekranin gjigand mbrapa shpinës së saj u shfaq një shkrim “Avicii 1989 – 2018”.

Rita ka falenderuar edhe të pranishmit duke i thënë:

“Faleminderit që kënduat me mua, sepse është gjithmonë e vështirë ta këndoj vetëm prandaj më të vërtetë faleminderit!”

Në këtë festival morën pjesë edhe këngëtarë të tjerë si Taylor Sëift, Shaën Mendes, Camila Cabello, Firence dhe Machines dhe Ed Sheeran.

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152