INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh në sektorin e punësimit me të dhënat personale të punonjësve? Konstatohen shkelje të rënda

Ç’po ndodh në sektorin e punësimit me të dhënat personale të punonjësve? Konstatohen shkelje të rënda

Publikuar më: 12:09 25-02-2019

Një pjesë e institucioneve publike dhe private nuk kanë zbatuar ligjin për të dhënat personale. Ky është konstatimi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënat Personale, që bën të ditur se gjatë vitit 2018, në bazë të kontrolleve në terren dhe vëzhgimeve online janë kryer 61 shkelje. Këto shkelje janë shoqëruar dhe me gjoba, ku janë vendosur 30 të tilla.

Sipas raportit punëdhënisit kanë kryer këto shkelje:
-S’kanë rregullore për përpunimin e të dhënave personale
-Nuk nënshkruhet deklarata e konfidencialitetit me punëmarrësit
-Nuk publikohen politikat e privatësisë në portalet zyrtare
-Nuk informohen punëtorët mbi sistemin e video-survejimit

Sipas Komisionerit në total, janë realizuar 190 inspektime, nga të cilat 108 në terren, kurse 82 kanë qenë inspektime online për subjekte publike dhe private në faqet web, në lidhje me detyrimin për informim të subjekteve të të dhënave dhe politikat e privatësisë. Nga 108 inspektime në terren, 45 janë kryer në institucionet publike dhe 63 ato private. Komisioneri bën me dije gjithashtu se një pjesë e kontrolleve janë bërë në bazë të ankesave, përkatësisht 28 inspektime.

Article Logic
Execution time: 0.0033822059631348