INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh në Maqedoni? Rikthehen 7 ushtarë të ISIS

Ç’po ndodh në Maqedoni? Rikthehen 7 ushtarë të ISIS

Publikuar më: 09:26 04-09-2018

7 persona janë kthyer nga Siria dhe Iraku në Maqedoni. Mendohet se ata kanë qënë ushtarë të ISIS. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë për këtë çështje ka reaguar dhe tha se policia i ka arrestuar shtatë persona që besohet se kanë luftuar në kryengritësve islamikë. Rreth identitetit të personave të arrestuar nuk janë dhënë detaje.

Ata janë midis moshave nga 23 deri në 41 vjeç dhe po hetohen si të anëtarë të ISIS dhe kanë luftuar në vitet 2015 dhe 2016 në Siri dhe Irak.
Sipas ligjit nëse shpallen fajtorë ata përballen me deri në 10 vjet burg. Qeveria maqedonase ka dyshime të forta se më shumë se 100 shtetas të tyre ndodhen në Siri dhe Irak për të luftuar, dhe se deri tani rreth 20 janë vrarë.

Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008