INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'po ndodh në Kavajë? Rama, ''pallatet po ndërtohen në rërë''...

Ç'po ndodh në Kavajë? Rama, ''pallatet po ndërtohen në rërë''...

Publikuar më: 15:47 31-03-2019

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Kavajë dhe vizitoi shkollën “Charles Telford Erikson”. Kjo është një nga shkollat më të vjetra të profilit bujqësor në Shqipëri. Këtë vit, kjo shkollë e rëndësishme profesionale u ndërtua krejtësisht e re, sëbashku me bazën prodhuese, me një investim të buxhetit të shtetit prej 250 milionë lekësh.

Por konviktet të administruara nga bashkia mbeten prej vitesh problematika më e madhe për shkollën. Shpesh, gjendja e tyre e mjerueshme bëhet pengesë për prindërit që duan të arsimojnë fëmijët e tyre në profilet që shkolla ofron. Pasi dëgjoi shqetësimin e mësuesve lidhur me konviktet, Kryeministri kërkoi prej tyre hartimin e një projekti dhe premtoi mbështetje për zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ai lëshoi akuza në drejtim të bashkisë së Kavajës, që drejtohet nga Isa Sakja i zgjedhur nga Partia Demokratike.

“Të bëhet një projekt për konviktet dhe bëjmë konviktin si pjesë e shkollës dhe t’ia lëmë shkollës, ose të gjejmë një formë administrimi se bashkia këtu nuk ka ndërmend të bëjë as konvikte as shkolla. Bashkia këtu ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën dhe s’kanë faj përderisa akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë. Ndërkohë bëni projektin ose në qoftë se e keni çuar në bashki ta merrni mbrapsht. Ta bashkojmë shkollën me konviktin dhe të gjithë këtë ta bëjmë si kampus për nxënësit dhe pastaj të shikojmë edhe projektin e shkollës 9 vjeçare Golem“ - u shpreh kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0019049644470215