INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh me xhepat e bizneseve dhe qytetarëve?

Ç’po ndodh me xhepat e bizneseve dhe qytetarëve?

Publikuar më: 11:36 01-05-2019

Varfëria duket se është thelluar në muajin mars. Kjo verifikohet lehtësisht nëse sheh se individët dhe bizneset jo vetëm që nuk kanë derdhur kursime në banka, por po tërheqin masivisht para. Sipas Bankës së Shqipërisë pas katër muajsh radhazi që kishin rezultuar me rritje, depozitat që individët dhe bizneset kanë në sistemin bankar në mars kanë rënë. Para muajit mars paratë e depozituara në banka kanë qënë në rritje, ndërsa tani gjithçka është përmbysur. Stoku i depozitave ka qënë 1 trilionë lekë po në fund të muajit mars u pakësua me 2.9 miliardë.
Vlerësohet se tkurrja ka ardhur si pasojë e uljes së depozitave në valutë, nga të dy palët, sipërmarrës dhe individë.
Më konkretisht, depozitat në valutë krahasuar me shkurtin ranë me 0.6% në muajin mars. Më shumë kanë ndikuar bizneset dhe disi më pak qytetarët. Po ndryshe ka ndodhur me lekun. Depozitat në lekë patën një rritje fare të lehtë me 0.08%. Banka e Shqipërisë sqaron se bizneset dhe individët kanë të kursyera mbi 460 miliardë lekë. Që prej dhjetorit të vitit 2015, shqiptarët po preferojnë të kursejnë më shumë në valutë, kyesisht në euro, pesha e të cilës këtë vit ka arritur në 54%.

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709