INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’po ndodh me maturantët? Vëmendje, këtë vit qeveria bën ndryshime të reja...[VIDEO]

Publikuar më: 14:45 26-04-2018

Përzgjedhja e studentëve në degët e arsimit vitet e fundit ka ngjallur shumë debate, ku janë përfshirë jo vetëm ekspertë të botës akademike, por dhe vetë prindër të nxënësve, që janë pakënaqur me cilësinë e mësuesve të rinj. E në fakt dhe vetë profesorët janë shprehur se maturantë, që zgjedhin degët e mësuesisë janë më të dobtit e shumë kuota mbeten të paplotësuara dhe pas raundeve të fundit. Ndërsa ka dhe studentë, që i kanë braktisur rrugës auditorë e degëve të mësuesisë.
Për këtë arsye dhe qeveria Rama ka reflektuar dhe ka marrë një vendim. Në mbledhjen e fundit të qeverisë është vendosur që maturantë, që do të garojnë për degët e mësuesisë të kenë mesatare më të lartë se një vit më parë. Notën 7 dhe jo 6 siç ka qënë për shumë vite me radhë.
Kjo është argumentuar me faktin se kështu do të rritet cilësia e mësuesve të ardhshëm. Ndërsa për herë të parë është bërë dhe një propozim që maturanët me mesatare mbi 9, që zgjedhin për tu arsimuar degët e mësuesisë të mos paguajnë fare tarifat, pra ta bëjnë shkollën e lartë pa pagesë. Kurse për të gjitha degët e tjera pragu i pranimeve do të jetë i njëjtë, pra me mesatare 6 e lart.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0016810894012451
    array(1) { ["section"]=> string(78) "c-po-ndodh-me-maturantet-vemendje-kete-vit-qeveria-ben-ndryshime-te-reja-56443" }