INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’po ndodh me intelektualët? Gazetarët, mjekët dhe mësuesit më të rrezikuar nga çrregullimet mendore[VIDEO]

Publikuar më: 15:55 31-08-2018

Çrregullimet mendore si ankthi, luhatjet e humorit apo dhe ato të gjumit nuk prekin vetëm shtresat e ulëta të popullsisë. Po gjithë e më shumë pranë Qëndrave të Shëndetit Mendor shkojnë për konsulta dhe intelektualë. Në një intervistë për IN News, psikiatria Arjana Rreli prezanton disa nga profesionet më të rrezikuara nga çrregullimet e shëndetit mendor ku mes të tjerash jemi dhe ne gazetarët dhe argumenton dhe arsyet. 

“Ju të mediave jeni të rrezikuar, se punoni me të papriturën. Janë punonjësit e shëndetësisë, infermierët, që bëjnë turne të treta. Arsimi, se brezat janë më pak të bindur ndaj mësuesve,” tha për IN News Rreli.
Po çrregullimet e ankthit, humorit dhe gjumit lidhen dhe me faktin e mosgjetjes së punës që ke pasion apo dhe mbingarkesës.
“Personi nuk gjendet në profesionin që ka pasion. Kur ai profesioni që bën ka detyrime jashtë kompetencave të personit. Kur abuzohet me oraret e gjata dhe krijohen pakënaqësi,” sqaron psikiatria.
Gjithësesi çrregullimet mendore vitet e fundit nuk janë më tabu me qindra persona çdo ditë shkojnë pranë mjekëve psikiatër dhe psikologëve dhe kanë nisur të marrin konsulta dhe të mjekohen.

Article Logic
Execution time: 0.003054141998291