INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’po ndodh me familjen? Rritet ndjeshëm numri i divorceve[VIDEO]

Publikuar më: 09:21 03-10-2018

Familjet shqiptare vitet e fundit janë në krizë. Një pjesë e madhe e tyre gjithnjë e më shumë depozitojnë në gjykata kërkesa për divorc. Vetëm në 9 muajt e parë të vitit në Gjykatën e Tiranës, u depozituar 1.671 padi për zgjidhje martese nga të cilat 461 janë të përfunduara. Pjesa tjetër, më shumë se 70 % e çështjeve të ardhurave këtë vit për zgjidhje martese janë ende në shqyrtim shkak është bërë ngarkesa e gjyqtarëve.
Bie në sy që këtë vit ka një rritje të divorceve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paditë për zgjidhje martese në 9 mujorin e 2017 ishin 1563. Pra këtë vit ka një rritje të numrit të kërkesave për divorc me rreth 7 %.
Po pas divorcit jo të gjithë çiftet merre vesh për detyrimet ndaj fëmijëve, pasi paditë për pension ushqimor janë në Gjykatën e Tiranën janë 26, ndër të cilat vetëm 8 çështje janë përfunduar. Kjo do të thotë që një nga prindërit mohon dhënien e pagesës mujore së detyruar për fëmijën që caktohet nga vetë gjykata.
Afro gjysma e baballarëve nuk japin pagesën e plotë në mbështetje të fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333