INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'po kurdisin Ledri dhe Dua Lipa? Bëhuni gati për të parë dyshen bashkë këtë verë! Zbulohet surpriza, e shihni këtu! [FOTO]

Ç'po kurdisin Ledri dhe Dua Lipa? Bëhuni gati për të parë dyshen bashkë këtë verë! Zbulohet surpriza, e shihni këtu! [FOTO]

Publikuar më: 21:15 22-06-2019

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit festivali Sunny Hill Festival ka nisur përgatitjet për fundjavën e parë të gushtit kur disa prej artistëve më të mëdhenj shqiptarë do të performojnë para publikut.

Përgjatë javës, janë konfirmuar dy artistet e para që do të performojnë: Njomza, artistja shqiptare me karrierë në SHBA dhe Kida.

Ndërkohë ditën e sotme, një tjetër artist ka bërë të ditur se është i ftuar në Sunny Hill.

Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili ka qenë ndër reperët që edhe vitin e kaluar ka elektrizuar skenën me performancat e tij. Reperi dhe ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa janë përfolur për një lidhje në të shkuarën, por ende vazhdojnë miqësinë. 

Si duket Dua dhe ekipi i saj ka dashur të ketë në skenë edhe yllin shqiptar Ledrin.  Epo kjo po që ishte një super surprizë për fansat dhe me siguri shumë prej jush do shihni dyshen teksa do performojnë këngët e tyre.

Sunny Hill Festival do të mbahet në parkun e Gërmisë më 2, 3 dhe 4 gusht.

5B1756C6-FE91-49D6-8753-07C4CD96C018.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015969276428223