INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’është sistemi VAR dhe si mund të ndikojë ai në ''Rusi 2018''

Ç’është sistemi VAR dhe si mund të ndikojë ai në ''Rusi 2018''

Publikuar më: 14:11 18-06-2018

VAR(Video Assisted referee ) është një sistem i implementuar për herë të parë në Botërorin Rusi 2018. Ky sistem redukton gabimet e mundshme që mund të behën nga arbitrimi gjatë një ndeshje. Sistemi ndodhet në qendrën e transmetimeve televizive të turneut (në këtë rast në Moskë), aty ku ndodhet salla e rishikimit në të cilën ndodhen 4 arbitra dhe 4 asistente video. Arbitrat asistues shikojnë çdo moment të ndeshjes, por kanë të drejtë të komunikojnë me arbitrin kryesor veç në raste të caktuara nga rregullorja. Rastet në fjalë janë kur diskutohet:

  1. Në kemi të bëjmë me gol apo jo
  2. Në kemi penallti
  3. Rasti i ndëshkimit me karton te kuq apo jo
  4. Gabim në identifikimin e lojtarit

Kur në ndeshje shfaqet një nga këto raste arbitrat virtual rishikojnë rastin nga kënde të ndryshme dhe në rast se konstatojnë gabim në arbitrim komunikojnë me anë të radios me arbitrin kryesor të cilit i jepen 2 zgjedhje

  1. Të rishikoje vete rastin
  2. Të pranojë vendimin e asistuesve

Në secilin nga 2 rastet e lartpërmendura regjia do të transmetojë pamjet e kapura nga VAR për të pasur një transparencë të plotë me publikun. Vendimet e VAR po ashtu do të publikohen në kohë reale dhe në faqen e FIFA apo aplikacionin e saj zyrtar. Sistemi VAR mesa duket do të ketë një ndikim të madh pasi gabimet do jenë në nivelin minimal falë tij.

1498501697_621376_1498501748_noticia_normal.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867