INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bye bye NËNTORI!”, Arilena e mbajti premtimin, sjell “Borën në Dhjetor” si dhuratë për festat [VIDEO]

“Bye bye NËNTORI!”, Arilena e mbajti premtimin, sjell “Borën në Dhjetor” si dhuratë për festat [VIDEO]

Publikuar më: 21:48 21-12-2017

“Nëntori” është një nga këngët më të bukura të Arilena Arës, me sukses të padiskutueshëm në vendin tonë dhe më gjërë. Por në këtë muaj festash, teksa dalëngadalë po i afrohemi 2018-ës, Arilena na lajmërori që do të jetë si “babagjyshi” pasi do sillte plot 5 këngë të reja, të gjitha dedikuar festave.  Dhe e bukura Arilenë e mbajti premtimin, sepse sot publikoi këngën e parë të titulluar “Snow in December”, që në shqip do të thotë “Dëborë në Dhjetor”.
Përmes këngës në version “lyrics video” këngëtarja na ka dhuruar të gjithëve një projekt mjaft të bukur festivs, i cili do të pasojë edhe nga të tjerë gjatë këtyre ditëve.

Article Logic
Execution time: 0.0026750564575195