INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buxheti i 2019 fut në sherr socialistët. Braçe përplaset me qeverinë për taksimin e pagave

Buxheti i 2019 fut në sherr socialistët. Braçe përplaset me qeverinë për taksimin e pagave

Publikuar më: 11:48 03-12-2018

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi pritet të miratojë Buxhetin e Shtetit për vitin 2019.

Vetëm pak minuta përpara fillimit të seancës plenare është mbajtur dhe mbledhja e grupit kuvendor socialist. Mësohet se në mbledhjen e grupit të PS, para fillimit të seancës ka pasur debate në lidhje me Buxhetin 2019.
Debatet kanë ardhur pasi, deputeti socialist Erjon Braçe kërkon tërheqjen e qeverisë në disa nene për tatimin e pagave. Braçe kërkon mostatimin e pagave deri në 400 mijë lek të vjetra.
Pavarësisht se ky projektligj i rëndësishëm do të kalojë për votim, opozita sërish nuk do të jetë pjesë e seancën plenare, ndonëse maxhoranca i bëri thirrje që të jetë e pranishme.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277