INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buxheti 2019, Boçi: Arsimi prej 6 vitesh sektori më përçmuar nga qeveria

Buxheti 2019, Boçi: Arsimi prej 6 vitesh sektori më përçmuar nga qeveria

Publikuar më: 16:39 15-11-2018
Ndërsa maxhoranca e vetme po diskuton buxhetin dhe paketën fiskale në komisionet parlamentare, selia blu akuzoi qeverinë për përçmim të sektorit të arsimit. Deputeti Luçiano Boçi deklaroi se PS që prej ardhjes në pushtet ka degraduar arsimin. Referuar parashikimeve të buxhetit për 2019, deputeti u shpreh se, “Buxheti për arsimin i këtij viti konfirmon se Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për investimet në arsim. Ai zë vetëm 2.23% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që është dhe niveli më i ulët historik i financimit të arsimit që nga viti 2005. Premtimi i bujshëm i rritjes në 5% të këtij buxheti në raport me prodhimin e brendshëm bruto është hedhur në koshin e plehrave si shumë premtime të tjera të Edi Ramës”.
Article Logic
Execution time: 0.002769947052002