INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Butrint Imeri më i emocionuar se kurrë për këtë arsye dhe ndoshta ka pak ''dorë'' Kiara Tito [FOTO]

Butrint Imeri më i emocionuar se kurrë për këtë arsye dhe ndoshta ka pak ''dorë'' Kiara Tito [FOTO]

Publikuar më: 08:37 07-06-2019

Prej disa ditësh ka lajmëruar për projektin e tij më të ri dhe më në fund kënga e re me titullin “Hajt Hajt” do të publikohet ditën e sotme në orën 14:00.

Kjo këngë e Butrint Imerit do të vijë me videoklip në të cilin do të jetë edhe moderatorja Kiara Tito e cila prej kohësh është përfolur për një lidhje të mundshme më këngëtarin, por para pak ditësh ajo e mohoi këtë duke thënë se janë thjesht shokë.

Por mesa duket këtij projekti, Butrinti i është dedikuar shumë dhe e ka pritur me padurim pasi i ka kushtuar më shumë kohë dhe vëmendje në dallim nga këngët e tjera.

“Nesër n’ora 14:00 publikohet kanga jem ma e re “Hajt Hajt”, projekti që e kom prit më me padurim deri tash për me e publiku dhe projekti që i kom kushtu ma së shumti kohë dhe vëmendje për dallim nga kangët tjera që i kam sjellë”, ka shkruar Butrinti, i cili falënderoi edhe bashkëpunëtorët për punën që kanë bërë.

Të gjithë i duam këngët e Butrintit dhe ndoshta ne po e presim më me padurim se ai, për më tepër që me siguri Kiara do e zbukurojë më shumë klipin.

onet.png

Article Logic
Execution time: 0.0015480518341064