INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Butrint Imeri feston deri në mëngjes për suksesin e këngës së re, por shihni çfarë bën Kiara [VIDEO]

Butrint Imeri feston deri në mëngjes për suksesin e këngës së re, por shihni çfarë bën Kiara [VIDEO]

Publikuar më: 11:48 03-08-2019

Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj, po ashtu dhe shumë i preferuar nga femrat.

Pas suksesit të “Hajt Hajt” të publikuar muajin e kaluar, Butrint Imeri ka arritur një tjetër sukses me këngën më të re “Dream Girl” në bashkëpunim me reperin e njohur Nimo, i cili e ka publikuar ditën e djeshme e cila ka marrë padyshim një sukses të madh duke arritur shikueshmërinë deri në 1.4 milion.

hjuhu.JPG

Tekstin e këngës e kanë shkruar Butrinti, Nimo dhe producenti muzikor, BigBang, ku ky i fundit ishte edhe producenti i këngës. Videoklipi është përshtatur më së miri me stinën e verës.

Ndërkohë që Butrint Imeri feston për suksesin e arritur, Kiara Tito vazhdon pushimet e saj për këte sezon vere dhe mesa duket nuk i është bashkëngjitur këngëtarit në lojën e bilardos.Ajo duket e lumtur duke pozuar dhe duke publikuar foto nga pushimet në profilin e saj të instagramit.

fdgsrfdg.JPG

Teksa Kiara shijon pushimet, Butrinti në videon e postuar në instagram, bën të ditur se ka qëndruar zgjuar deri në orën katër të mëngjesit për të festuar në rrethin e tij shoqëror.

 

View this post on Instagram

1 MILLY ??? SONTE RRINA QUT DERI N'4 ?

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Article Logic
Execution time: 0.004378080368042