INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burra kini kujdes nga gratë! Studiuesit zbulojnë se 1/3 e tyre gërhasin shumë

Burra kini kujdes nga gratë! Studiuesit zbulojnë se 1/3 e tyre gërhasin shumë

Publikuar më: 12:44 15-10-2018

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e personave me të cilët jeton. Por nëse më parë ky fenomen prekte më shumë meshkujt tashmë janë gratë ato që po konsiderohen si gërhitëset me të këqija. Në këtë përfundim ka arritur një studim,  i kryer nga Spitali Mbretëror Kombëtar i Hundës, Fytit dhe Veshëve në Londër sipas të cilit një e treta e femrave të moshës 25-34 vjeç gërhijnë fort të paktën tre netë në javë.  34 për qind e grave të reja të përfshira në një studim merrnin frymë duke nxjerr tingujt e bezdisshëm ndërsa flinin. Në anën tjetër rezultoi se vetëm 31 për qind e meshkujve të kësaj grupmoshe e bënë këtë gjë.  Studimi zbulon se gratë e reja kanë marr stafetën që dikur mbahej nga burrat,  për gërhitje, dhe kjo gjë ndodh për herë të parë.  Ekspertët që studiuan çrregullet e zgjumit zbuluan se ka pasur një ndryshim në zakonet e të gërhiturit. Po ndërsa në grupmoshat 25-34 vjeç gratë zinin vendin e parë, në grupmoshat më të vjetra ishin burrat që gërhitnin më fort dhe më gjatë, madje deri në agim. Në moshën 55-64 vjeç, gërhitnin 45 për qind e burrave të studiuar ndërsa vetëm 35 për qind e femrave u dëgjuan duke shkaktuar një zhurmë në mesnatë.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338