INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujar Qamili dhe Luana Vjollca do bëjnë klip bashkë, por këngëtari ka një shqetësim të madh... Si do shfaqet ajo?

Bujar Qamili dhe Luana Vjollca do bëjnë klip bashkë, por këngëtari ka një shqetësim të madh... Si do shfaqet ajo?

Publikuar më: 12:06 20-05-2018

Së shpejti pritet një bashkëpunim mes Luana Vjollcës dhe këngëtari të mirënjohur të këngëve popullore Bujar Qamilit.

I ftuar në "Thumb", Bujari zbuloi se ai dhe Luana do bëjnë remix të këngëve të tij dhe këngëve të saj.

"kam pasur një telefonatë shumë miqësore nga Luana dhe familja e saj. Më sugjeroi diçka që rrallë e kam dëgjuar. Kërkon të bëjë një remix të këngëve të mia me këngët e saj që unë besoj do dalë një gjë interesante. Kam besim tek ajo sepse gjithë organizimin, klipin, miksimin do e bëj Luana", tregoi Bujari.

Mirëpo këngëtari u shpreh i shqetësuar për punën e videoklipit.

"Ajo që më shqetëson është videoklipi, unë kam për të dalë me kostum ndërsa Luana do vishet bukur kurse unë i shkreti me kollare", tha Bujari.

Article Logic
Execution time: 0.003450870513916