INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Buja e fermeres nga parlamenti, Rigerta Lokut! Zbulim i parë nga Zoom In në IN Tv[VIDEO]

Publikuar më: 18:42 02-10-2017

Fermerja që bëri bujë së fundmi në parlament me fjalimin e saj Rigerta Loku, takimin e parë me median nuk e pati nga salla e kuvendit. Ajo ka punuar si gazetare në TV Lezha dhe është zbuluar mbi dy vjet më parë nga emisioni Zoom In në IN Tv. Loku ka qënë e para që ka bërë të njohur mediatikisht historinë e nënë Barbullës, e cila jetontë në terr të plotë, pasi i kishin prerë drita se rezultonte si debitore. Humanizmi i saj i kaloi kufijtë e një kronike lajmesh, pasi kontriboi personalisht në gjetjen e donatorëve, që nënës ti paguheshin detyrimet në OSHEE. Siç dhe dihet në zona të vogla ndërhyrjet nëpër televizone nga institucionet janë më të shpeshta dhe operatori që zbuloi shtëpinë e nënë Barbullës tha për Zoom In se dhe kronikën e kësaj drame e transmetuan fshehtas eprorëve, pasi në të kundërt ajo mund të pengohej.
Fjalimi i pak ditëve më parë, ishte e dyta herë, që risolli në vëmendje të mediave Rigerten e La Sapienzes dhe fermës së dhive.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943