INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brusko,

Brusko, "tema e muajit" hap diskutime edhe mes VIP-ave [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 17:23 02-10-2017

Telenovela “Brusko” e cila nis sot në orën 20:00 në IN Tv ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale edhe të disa personazheve të ekranit. Bes Kallaku, Irma Libohova, Olti Curri, Arjon Muça, Zefina Hasani, prezantuesit e IN Fatma Methasani dhe Ermal Peçi  etj, kanë ngacmuar ndjekësit e tyre me postime të dedikuara telenovelës.

Bes Kallaku shkruan “Sonte ora 20:00 ne IN TV, telenovela me e re, shikoje nje here se nuk i dihet, per vete e ke” ndërsa po në tone humori shkruan edhe Olti Çurri  “Aaaaaaa dmth s'do merremi vetem me Muharremin dhe Jalldezin, tani fillon intriga edhe mes Dhimitraqit dhe Elpiniqit...Shikoni dhe besoni çdo dite ora 20.00 ne INTv”. Shumë komentues kanë vijuar batutat, duke konfirmuar që do të ndjekin telenovelën.

Për Zefina Hasanin “Brusko” është zgjidhja e dimrit teksa shkruan “Duhej një telenovelë e mirë për këto netë dimri që po vijnë”. Nga ana tjetër Ermal Peçi shkruan “Kur rrëmbehesh që nga seria e parë imagjinoni çfarë do të ndodh me të tjerat në vijim, ndaj... çdo mbrëmje ora 20:00 mos humbisni "Brusko"./intv.al/

besi.jpg

oltti.jpg

ermali.jpgzefina.jpg

#Repost @intvalbania Çfarë ndodh kur zbulon se dashuria e jetës tënde, nuk është ajo që mendoje? Një natë para martesës, Melina bën diçka që nuk e kishte bërë kurrë. Por çdo veprim ka një çmin për tu paguar! Kur ajo zbulon se ortaku i ri i bizesit të bashkëshortit të saj është burri i cili do t'i duhet të harrojë, bota fillon të përmbyset. Një familje nga Kreta dhe një familje nga Qipro, moderne por me tradita të forta, pas një lufte 10 vjeçare arrin në një marrveshje. Sekreti i Melinës është vetëm maja e ajsebergut, që mund të shkatërrojë gjithçka. Në fund të ditës çfarë është më e rëndësishme, ndjenja apo biznesi? Telenovela e parë e cila arrin të tejkalojë kufijtë e gadishullit Ballkanik. Premiera e BRUSKO, 2 tetor, ora 20:00, IN TV. #InTvAlbania #Brusko

A post shared by Tv Show Host (@fatma_methasani) on

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898