INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brukseli vjen me rregulla të reja për rrjetet sociale

Brukseli vjen me rregulla të reja për rrjetet sociale

Publikuar më: 14:57 24-04-2018

Skandali i Cambridge Analytica ka bërë që shumë shtete të ndërmarrin masa për mbrojtjen e shtetësive të tyre.
Pas këtyre, kanë ardhur dhe masat konkrete të Brukselit i cili ka vendosur të publikoj të enjten rregullatorin e ri që do ti nënshtrohen të gjitha kompanitë e mediave sociale.
Komisionieri i sigurimit të BE Julian King, ka zbardhur disa nga rregullat e reja.
Sipas tij të gjitha mediat sociale do të nënshkruajnë një kod vullnetar sjelljeje për të parandaluar nxjerrjen e informacioneve private.
Do rritet transparenca midis reklamave dhe përdorueseve, shkruan intv.al
Në momentin e paraqitjes së një reklame përdoruesit do të informohen për qëllimin e saj. Ndër të tjera të gjithë do mund të mësojnë se kush kompani e ka paguar këtë reklamë.
Një muaj më parë një raport për dezinformimin në internet i porositur nga Bashkimi Europian, ju bëri thirrje organizatave dhe kompanive të platformave digitale që të rrisnin kontrollet për fake neës.
Marrja e këtyre masave po bëhet pas reagimit të ashpër të presidentit francez Emanuel Macron i cili kërkoi që para zgjedhjeve paralamentare të BE në 2019 duhet të nënshkruhen disa rregulla të reja për të gjithë rrjetet sociale, ose në të kundërt dhe Europa do ketë fatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324