INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brooklyn Beckham bëhet fotograf i Burberry

Brooklyn Beckham bëhet fotograf i Burberry

Publikuar më: 14:59 31-01-2016

 

Këtë të shtunë, 16 vjeçari Brooklyn Beckham vërtitej rrugëve të Londrës për të fotografuar fushatën e re publicitare të firmës Burberry.

Ai e konfirmoi këtë lajm në Instagramin e tij, ku shkruante se ishte tepër i emocionuar që do të punonte për Burrbery. Sipas një burimi për The Mirror, firma e modës ishte tepër e nderuar të punësonte dikë si Brooklyn, pasi ai ka një stil të rafinuar dhe një sy të mirë për t’u bërë fotograf. Kjo duket edhe në fotot që ai poston në Instagramin e tij. Familja e Brooklyn është një influencë e madhe për të dhe e ka ndihmuar së tepërmi për të kultivuar shijet dhe guston e tij në stil dhe jetesë. E megjithatë, shumë fotografë janë shprehur se ky është një lloj nepotizmi pasi Victoria dhe David janë miq të ngushtë me drejtorin e firmës, Christopher Bailey. Ky I fundit nuk iu ka dhënë shumë rëndësi këtyre fjalëve pasi sipas tij, djali më i madh i familjes Beckham është ai i duhuri për këtë fushatë. Këtë e vërtetojnë edhe fotot e shkrepura nga ai, pjesa më e madhe e të cilave janë bardh e zi.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109