INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britani, tentuan të trafikonin emigrantë shqiptarë, 11 vite burg për motrat angleze

Britani, tentuan të trafikonin emigrantë shqiptarë, 11 vite burg për motrat angleze

Publikuar më: 19:33 08-01-2018

Dy motra britanike të cilat po tentonin të trafikonin në Britani 7 emigrantë shqiptarë janë dënuar me 11 vite burg.

Ato po i transportonin shqiptarët me një furgon tip karavan, i cili pas skanimit nga autoritetet kufitare rezultoi se në pjesën e pasme ndodheshin 5 persona, por pas kontrollit edhe dy të tjerë u gjendën të fshehur në pjesën e sipërme.

Të dyja motrat angleze ishin në borxh me një trafikant shiptar droge dhe duhej ti paguanin shumën prej 4.000 stërlinash, prandaj pranuan të sillnin ilegalisht familjen e tij, siç pretendonte trafikanti, përfshi edhe një minoren.

Njëra nga motrat mori si shofere motrën tjetër, pasi vet e kishte të ndaluar t’i jepte makinës pas problemeve me alkoolin.

Oficerët e Emigracionit pikasën erën e rëndë që vinte nga furgoni, por motrat e justifikuan atë me erën e djathit që kishin në frigoriferin e karavanit.

Të dyja motrat, 43 dhe 47-vjeçare, njëra me banim në Ëoodgreen, në veri të Londrës, dhe tjetra në Gjibraltar, u arrestuan në fillim të tetorit të vitit të kaluar nga autoritet kufitare, pasi mbërritën në Portsmouth në jug të Anglisë me tragetin “Brittany”, nga porti i Bilbaos në Spanjë.

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541