INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brenda 45 ditëve nis ndërtimi i rrugës së Arbrit

Brenda 45 ditëve nis ndërtimi i rrugës së Arbrit

Publikuar më: 10:51 30-10-2017

Brenda 45 ditëve do të nisë ndërtimi i rrugës së Arbrit. Ka qënë Kryeministri Edi Rama që ka bërë publik lajmin, gjatë mbledhjes së grupit kuvendor socialist, ku prezantoi projekt buxhetin për vitin e ardhshëm.
Gjithashtu shefi i qeverisë tha se do diskutohet edhe me qeverinë e Maqedonisë që të bëhet lidhja e nevojshme me këtë rrugë.
Edi Rama:
“Vlen të përmendet për deputetet që kanë bërë përpjekjen e tyre të vazhdueshme dhe që vijnë nga zona e Dibrës se procesi për finalizimit e kontratës së rrugës së Arbërit është në përfundim.
Ministria ka nisur negociatat për termat e negociatës me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbërit do të fillojë deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm për të cilën bashkë me Ministrinë e Jashtëm kemi çelur diskutimin me qeverinë Maqedonesse.
Në mbledhjen që do bëjmë në Pogradec do kemi si pikë diskutimi nevojën që nga pala maqedonase të bëhet lidhja e nevojshme që kjo rrugë të ketë edhe dimensionin rajonal “.

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822