INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braktis beben e sapo lindur! Policia nis hetimet për 22-vjeçaren

Braktis beben e sapo lindur! Policia nis hetimet për 22-vjeçaren

Publikuar më: 10:20 04-01-2019

Një nënë e re, ka braktisur beben e saj në Tiranë. Ajo është pikasur nga policia dhe ndaj saj kanë nisur hetimet. Mësohet se për N. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01. 01. 2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen N. Gj., vjeçe 22, banuese në Paskuqan, për veprën penale të parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
Neni 124
Braktisja e fëmijëve të mitur
(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001)
Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988