INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe paralajmëron ‘të mëdhenjtë' e karburanteve: Keni kohë deri në fund të shtatorit…

Braçe paralajmëron ‘të mëdhenjtë' e karburanteve: Keni kohë deri në fund të shtatorit…

Publikuar më: 15:32 27-08-2019

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka deklaruar se aksioni kundër informalitetit është fokusuar tek të “mëdhenjtë”. Në një dalje publike, zv.kryeministri tha aksioni është fokusuar kryesisht në tregun e karburanteve, tek importuesit dhe prodhuesit e mëdhenj.

Ndërkohë, ai zbuloi se tani aksioni do të ndalet te konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend, ndërsa iu bëri thirrje atyre që deri në fund të shtatorit t’iu drejtohen organeve shtetërore dhe të çertifikojnë kapacitetet e depozitave të tyre.

“Jemi fokusuar në tregun e karburanteve, jemi ndalur te importuesit e mëdhenj. Jemi ndalur te prodhuesit e mëdhenj të karburanteve. Tani do ndalemi te konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend. Janë ata që zënë gati 40-45% të konsumit të karburanteve në Shqipëri. Iu bëj thirrje konsumatorëve të mëdhenj dhe që kanë depozita në ambientet e kompanive të tyre dhe që i përdorin për furnizimin e mjeteve të tyre.

Që nga sot deri në fund të shtatorit secili prej tyre ka kohë t’i drejtohet organeve shtetërore, për të çertifikuar kapacitetet e depozitave të tyre sa më parë të jetë e mundur. Ka dhe një kategori tjetër, që sjell në vëmendje faktin se nuk kanë depozita pranë kompanive të tyre, nuk konsumojnë naftë, por janë pjesë e tregtimit të karburanteve. Secili prej tyre do të jetë pjesë e hetimit të organeve tona fiskale dhe bashkë me të, për këtë paligjshmëri, do të mbajnë përgjegjësi edhe inspektorët që kanë lejuar këtë paligjshmëri”, tha Braçe.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225