INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe i nervozuar për bujqësinë. Peleshi nuk arrin ta qetësojë

Braçe i nervozuar për bujqësinë. Peleshi nuk arrin ta qetësojë

Publikuar më: 12:26 02-11-2017
Erion Braçe nuk e fshehu nervozizmin ndaj sjelljes së qeverisë për sektorin bujqësor në vend. Në një interpelancë ku kishte thirrur ministrin e Bujqësisë, Brace ngriti gjithë problematikat e këtij sektori. Në fjalën e tij Braçe shprehu shqetësimin se në Shqipëri nuk e bën malli çmimin, por çmimi mallin. AI theksoi se tregtari abuzon në kurriz të bujqve. Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi tha se qeveria ka marrë të gjitha masat për një politikë të mirë që mbështet fermerin. Erion Braçe: “Shpesh edhe nxehem. Dhe nxehem me arsyeje. Ja cila është arsyeja pse nxehem. Karota që prodhohet në Divjakë ka nj cilësi krejt ndryshe. Dhe po ju them që kosto për 1 dynim është 400. Dje karota ishte blerë me 200 aq sa është kostoja. Ndërsa sot në tiranë kjo është blerë me 700, si është e mundur që diferenca mes bujkut dhe tregut është me 3 fish. E njëjta gjë me pataten, me lakrën kokërr. Ky është problemi që unë kërkoj të adresohet. Por ky i abuzimit të tregtarëve është skandaloz. Ka një abuzim shumë të madh në treg, nga fusha në treg të ndryshojë çmimi 3 herë, kjo është ulëritëse. Ndaj ju them ndërhyni në këtë pikë. Tani po del prodhimi në serë, dhe tani duhet të ndërhyni.”. Niko Peleshi: Së pari jemi duke punuar për përkufizimin e fermës dhe fermerit dhe duke bërë një ndarje të qartë mes fermerit fermer dhe fermerit kopshtar i cili nuk i siguron të ardhurat nga bujqësia, por nga ekonomitë jo bujqësore në fshat. Nuk besoj se kjo diferencë ndërmjet çmimet, vjen për shkak se nuk duhet të besojmë tek ekonomia e tregut. Por ekonomia e tregut duhet besuar. Ne kemi problem të madh ët informacionit ët çmimeve. Ne po punojmë me shpejtësi të ndërtojmë një burse të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Erion Braçe: “Janë një grup tregtarësh që të manipulojnë atë bursë që thoni ju, mund të manipulojmë tregun, por edhe media që ai produkt të mos shitet”.
Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104