INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bota po “shuhet”! UNFPA, ulen me 50% lindjet, në Shqipëri faktor dhe emigracioni[VIDEO]

Publikuar më: 15:33 17-10-2018

Popullsia në të gjithë botë po ulet ndjeshëm. Këtë e fakton raporti më i fundit i Agjencisë të Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues ku përfaqësuesja për Shqipërinë, Manuela Bello tha se nga ulja e numri të lindjeve nuk përjashtohet as Shqipëria. Po tek ne faktori emigracion është më dominant dhe ndikon shumë për shkak se shqiptarët, që ikin janë të rinj që krijojnë familjet dhe i lindin fëmijët jashtë.
“Tendencat e fertilitetit në botë krahasuar me vitin 1960 kanë rënë me 50%. Fertiliteti në Shqipëri ka rënë, nga 6 fëmijë për një grua në rreth 1.5. Vendet duhet të krijojnë politika sociale dhe punësimi,” tha Manuela Bello.
Në aktiviteti ku u prezantuan gjetjet e Raportit mbi Gjendjen e Popullsisë në Botë 2018, mori pjesë dhe nëndrejtori i ISHP-së Genc Byrazeri, që publikoi dhe një të dhënë të dhimbshme, atë të plakjes së popullsisë. Ai tha se në Shqipëri është rritur shumë numri i personave mbi 65 vjeç.
“Fasha 65 vjeç e lart para tre dekadash, ishte 3% e popullsisë, ndërsa tani 13%,” sqaroi nëndrejtori i Instutit të Shëndetit Publik.

Article Logic
Execution time: 0.0038661956787109