INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur...[FOTO]

Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur...[FOTO]

Publikuar më: 22:09 29-01-2018

Heinz Schumann, i mbijetuari i Holokaustit, por që u bë i famshëm si kitaristi i rrymës “Jazz”, është ndarë nga jeta gjatë ditës së djeshmes. Sikurse është bërë e ditur nga mediat gjermane, Heinz vdiq të dielën në Berlin, por vdekja u raportua gjatë ditës së hënë.

Njeriu i ashtuquajtur me nofkën “Coco”, bëri emër si muzikant i kësaj rryme në Berlinin e viteve ‘30. Ndërkohë që në vitin 1943 ai u arrestua nga autoritetet naziste, pasi këta të fundit kishin mësuar se e ëma ishte hebreje raporton Syri.net

Ai u internua në kampin e “Theresenstadt” ne Çekosllovakinë e ndodhur nën regjim pushtimi. Atje ai luajti muzikë për të zbavitur personelin e kampit dhe një vit më vonë do të transferohej në Auschëitz.

Pas fundit të luftës ai emigroi në Australi për t’u rikthyer në Berlin në mes të viteve ‘50 ku edhe rifilloi karrierën e muzikantit të “Jazz”.

drhyw45.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562