INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota e makinave po ndryshon përgjithmonë[VIDEO]

Bota e makinave po ndryshon përgjithmonë[VIDEO]

Publikuar më: 12:18 11-07-2018

Tesla, ka qenë emri më i përfolur për sa i përket makinave autonome, por ama kompanitë e tjera kanë zhvilluar po ashtu versionet e tyre.

Konkurentë të ndryshëm pothuajse nga çdo shtet i industrializuar, po zhvillojnë modelet e tyre të makinave autonome. Të gjithë tanimë janë rivalë dhe ai që do të arrijë të nxjerrë i pari një produkt që do të jetë plotësisht autonom, do të ketë më shumë mundësi të dominojë tregun në të ardhmen.

Daimler, kompania që zotëron Mercedes-Benz, duket se mund të kalojë çdo pritshmëri. Ata kanë deklaruar që brenda vitit 2019 do të lançojnë taksi krejtësisht autonome, në Kaliforni.

Mbase mund të kemi të bëjmë me një test final, por ndoshta makinat autonome janë më pranë nga se mendojmë ne. Problemet në këtë fushë janë të shumta dhe sigurisht që nxitimi për të futur në treg këto vetura, mund të sjellë rreziqe të shumta.

Daimler është duke bashkuar forcat me Bosch, për të ndërtuar inteligjencën artificiale që nevojitet, por prapë problemet janë të shumta. Për çdo kilometër ecje që një makinë realizon, 100 GB të dhëna prodhohen. Për të ruajtur këto të dhëna do të duhen super kompjutera, por komunikimi i makinës me super kompjuterin, mbetet në qëndër të vëmendjes.

Mbase dalja në treg e teknologjisë së re të internetit, 5G është ajo që i duhet vërtet makinave autonome. Ky event mund të vonojë deri në 3 vjet pasi duhet që 5G, që mbase është teknologji ekzistuese, të perfeksionohet.

Për të gjithë ju që keni interes në lidhje me historikun e automobilave autonomë, ja ku është një dokumentar për ju:

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039341449737549