INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota e artit në zi! Ndahet nga jeta aktorja e famshme, shumë e dashur për publikun [FOTO]

Bota e artit në zi! Ndahet nga jeta aktorja e famshme, shumë e dashur për publikun [FOTO]

Publikuar më: 21:28 15-05-2018

Ajo ka luajtur në një nga filmat më të ndjekur e të pëlqyer, por fansat u mërzitën shumë kur morën vesh për lajmin e ndarjes nga jeta.

Bëhet fjalë për aktoren e njohur Margot Kidder, e cila u bë e famshme si Lois Lane në filmin “Superman”, por vdiq të dielën në shtëpinë e saj në Livingston, në moshën 69-vjeçare.

Vdekja e saj u njoftua nga agjencia funerale “Franzen-Davis Funeral Home & Crematory”, të cilët nuk specifikuan shkakun e vdekjes.

Kidder ishte një nga aktorët më të angazhuara të viteve ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar, duke u shfaqur në filma me Robert Redfordin dhe Richard Pryorin, si dhe me Kristopher Reeven në të katër filmat e “Superman”.

Karriera ka pasur ndalesë të përkohshme në vitin 1996, kur vuajti nga probleme psikologjike.

Kidder më pas u kthye si aktiviste sociale dhe politike, duke u bërë organizatore e Partisë Progresive të Demokratëve të Amerikës dhe ka shkruar artikuj të shumtë.

loislane.png

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109