INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota e artit në zi, largohet nga jeta këngëtarja e njohur që ka lënë gjurmë në muzikë [FOTO]

Bota e artit në zi, largohet nga jeta këngëtarja e njohur që ka lënë gjurmë në muzikë [FOTO]

Publikuar më: 16:28 16-08-2018

Aretha Franklin, ‘Mbretëresha e Soulit’ ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e saj në Detroit. Ajo prej disa vitesh vuante dhe kishte probleme me shëndetin e saj. 

Këngëtarja legjendare u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe njoftoi vitin e kaluar se po tërhiqej nga muzika. Aretha ka vuajtur përgjatë të gjithë jetës së saj nga problemet me peshën, ndërsa është përballur edhe me alkoolizmin, por edhe me duhanpirjen.


Aretha, një fenomen muzikor i cili kaloi barriera muzikore, racore dhe gjinore, është e njohur për hitet, “Think”, “Respect” dhe “Chain of Fools”
Karriera legjendare e Arethës ka ndihmuar në shkrimin e historisë amerikane. Ajo ka performuar në funeralin e Martin Luther King Jr. në vitin 1968, ndërsa i ati i saj kishte organizuar një nga marshimet më të mëdha për barazi racore në Detroit, aty ku Luther Kingu do të jepte për herë të parë fjalimin e titulluar “Kam një ëndërr”.


Franklin është nominuar për 44 çmime Grammy, duke fituar 18 prej tyre. Duke përfshirë këngën e njohur “Respect” këngëtarja fitoi famë me hitet “Natural Ëoman”, “I say a little Prayer” dhe “Chain of Fools”. Ajo u nominua në vitin 2010 si këngëtarja më e madhe e të gjitha kohërave nga Rolling Stone.

aretha-franklin.jpg

636671175080894160-AP-18075709676650.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034258365631104