INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Borë dhe ngrica, bllokohen 115 familje në Dibër

Borë dhe ngrica, bllokohen 115 familje në Dibër

Publikuar më: 13:31 04-01-2019

Trashësia e dëborës dhe prania e ngricës në rrugë ka bërë që 115 familje në Dibër e Bulqizë të bllokohen. Kjo është bërë e ditur nga nënprefekti i Bulqizës që tha se, 115 familje në Tërnovën e Madhe dhe në Tërnovën e Vogël janë bllokuar. 

Problem më i theksuar është në zonat e thella, ku trashësia e deborës ka arritur në 40 cm. Për shkak të pranisë së akullit dhe ngricës në rrugë furgonat nuk lëvizin dot, duke bërë që njerëzit të bllokohen.
Rruga nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme.
Veç në qarkun Dibër probleme në akse ka edhe në rrugë të tjera të vendit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047