INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani largohet përfundimisht nga ''Digitalb'', ja velina seksi që i zuri vendin [FOTO]

Bora Zemani largohet përfundimisht nga ''Digitalb'', ja velina seksi që i zuri vendin [FOTO]

Publikuar më: 19:23 02-09-2018

Një nga largimet më të bujshme në këtë sezon për televizionet është edhe largimi i Bora Zemanit nga Digitalb. Lajmin e konfirmoi vetë moderatorja bukuroshe e cila ishte e ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku u shpreh se do të largohej pas tre vitesh nga Digitalb.

“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri unë do të jem diku tjetër. Do më mungojë gjithçka nga atje, njerëzit dhe miqësitë. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua”, tha Bora, duke mbajtur të fshehtë projektet e reja që do të vijnë në karrierën e saj.

E siç duket është gjetur dhe zëvendësuesja e saj në “Bar Skedina” dhe ajo është një emër shumë i njohur, pikërisht ish-velina e “Fiks Fare”, Gea Braha, e cila bërë pjesë e televizionit rreth katër vite më parë.

Është vetë Gea ajo që ka postuar një foto në Instagram ku shkruan: “Bashke do te shihemi ne 'Bar Skedina' ...”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279