INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani dhe Vin Veli i japin fund bashkëjetesës...

Bora Zemani dhe Vin Veli i japin fund bashkëjetesës...

Publikuar më: 22:46 28-11-2017

Tashmë nuk ka më dyshime, Bora Zemani dhe Vin Veli janë ndarë. Lajmi konfirmohet nga të afërm të çiftit të njohur, të cilët  thonë se çifti ka marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare, nga e cila kanë edhe një djalë.

Lajmi konfirmohet për “revistawho.com” nga të afërm të çiftit të njohur. Zërat për ndarjen e tyre kanë kohë që qarkullojnë, por të dy e mohuan disa javë më parë këtë thashethem, që mesa duket paska qenë i vërtetë.

Tashmë të dy ish-partnerët nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në rrjetet sociale dhe ky është një tjetër fakt që pohon lajmin e ndarjes, ndërkohë mësohet se ata i kanë dhënë fund edhe bashkëjetesës.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885