INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bonuset për lindjet, Rama sqaron rastet e binjakëve

Bonuset për lindjet, Rama sqaron rastet e binjakëve

Publikuar më: 17:43 26-09-2018

Paraditen e sotme Rama nga ambientet e kryeministrisë deklaroi se do të ketë pagesa, apo bonuse për ato çifte që lindin dy fëmijë apo edhe tre.

Teksa aktualisht ky bonus është 5 mijë lekë, Rama deklaroi se kjo shumë do të 8-fishohet për fëmijën e parë, duke e bërë 40 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë ky bonus do të jetë 80 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e tretë do të jetë 120 mijë lekë.

Por në një aktivitet pasditen e sotme, Kryeministri sqaroi se në rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, atëherë bonusi do të llogaritet sikur të dy fëmijët janë të dytë, nga 80 mijë.

Po ashtu, ai sqaroi edhe rastin e trinjakëve, duke thënë se të tre do të vlerësohen si të ishin të tre fëmijët të tretë.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941