INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bonus për mjekët, që do të punojnë në rrethe! Rakacolli sqaron detajet...[VIDEO]

Publikuar më: 13:34 23-01-2018

Mungesa e mjekëve specialistë në rrethe po kthehet në problem serioz në vendin tonë. Aq sa QSUT mbingarkohet çdo ditë dhe mjekët janë në vështirësi dhe shpesh herë nuk ia dalin, dot që të vizitojnë apo operojnë në kohë të gjithë pacientët. Ndaj në këto kushtë u pa e nevojshme një zgjidhje imediate përmes rritjes gati me 5 fish të pagës për ata mjekë që duan të shkojnë e të punojnë në rrethe. Atyre iu është ofruar dhe një bonusi prej afro 250 mijë lekë në muaj veç pagës që marrin. Zëvendësministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli për IN News sqaron se mungesa ka në çdo rreth e janë afro 100 mjekë që nevojiten.
“Kemi rreth 100 nevoja për specialistë në rrethe. Në Korçë ka më shumë nevoja për kadiolog dhe anestezist dhe në sarandë ska kardiolog. Afati i aplikimit është 1 shkurti, ka interes se bonusi është i konsiderueshëm,’’ tha zëvendës Ministria e Shëndetësisë.
Për Rakacollin shkak i kësaj situate është ndërprerja e specializimeve në mjekësi për 4 vjet dhe dalja e mjekëve në pension.
“Vakumi u krijua nga mungesa e specializimeve për 4 vjet. Viti e ardhshëm dalin 300 vetë dhe përfundon "uria" që ka shëndetësia,” sqaroi Mira Rakacolli për IN News.
Ndërsa specialietete më të nevojshme në rrethe janë kirurgjia, anestezia, kardiologjia, obstetrikë-gjinekologji, neurologji, pediatri, imazheri, mjekësi interne dhe ortopedi-traumatologji.

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219