INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Bomba e Ramës. ‘Shqipëria jo kokë turku’

Publikuar më: 13:59 25-04-2018

Vetëm pak minuta përpara se sa Angela Merkel të hapë dyert për të pritur kryeministrin Edi Rama, shefi i8 qeverisë shqiptare ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle. Shefi i qeverisë shqiptare deklaroj se tashmë procesi i hapjes së negociatave do të kalojë në vendimmarrje politike dhe se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Brukseli. 

Edi Rama: 

“Ne kemi marrë këtë rekomandim të qartë dhe pa kushte çka nënkupton se detyrat e shtëpisë janë bërë për këtë fazë. Tashmë është vendimmarrje bazuar në gjykimin politik dhe kur bëhet fjalë për gjykim politik ka gjithmonë luftë sepse ka këndvështrime të ndryshme. Por ajo që do të doja që Shqipëria mos bëhej peng i asnjë dinamike të brendshme politike dhe mos përdoret nga forcat politike apo nga individët si një lloj kokë turku për të avancuar agjendat që nuk kanë të bëjnë me atë çfarë ne kemi bërë me detyrat e shtëpisë”.

Ndërkohë Rama u shpreh besimplotë se kancelarja Merkel do ta mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces. 

Edi Rama:  

“Ka mjaft miq e partnerë të Shqipërisë në këtë proces. Besoj se kancelarja e cila është një kampione evropiane, do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Maqedoninë në një moment thelbësor, ku disa vende janë duke negociuar Serbia dhe Mali i Zi dhe ne jemi gati të bashkohemi me ta në një rrugëtim që do të jetë i vështirë dhe i gjatë por thelbësor për të ndryshuar Shqipërinë”.

Article Logic
Execution time: 0.00092697143554688
array(1) { ["section"]=> string(43) "bomba-e-rames-shqiperia-jo-koke-turku-56338" }