INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bomb ankesash pranë Avokatit të Popullit! Problematikat e kategorive që s’po gjejnë zgjidhje

Bomb ankesash pranë Avokatit të Popullit! Problematikat e kategorive që s’po gjejnë zgjidhje

Publikuar më: 09:54 20-05-2019

Me dhjetra qytetarë që nuk kanë gjetur zgjidhje pranë institucioneve për problematika të ndryshme janë detyruar që t’i drejtohet Avokatit të Popullit. Pjesa më e madhe ankohen për sigurimet shoqërore. Ku në veçanti janë depozituar ankesa për masën e përfitimit të pensionit të pleqërisë, mosnjohjen e vjetërsisë në punë, mosdhënien e invaliditetit nga Komisionet Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë, mospërfitimin e shtesave të pensionit të pleqërisë, mosnjohjen si periudhë sigurimi të viteve të dënimit me burg jo politik dhe mosmarrje përgjigje për kërkesat për rishqyrtim të pensionit të pleqërisë.

Sipas raporti të Avokatit të Popullit problem tjetër i konstatuar është dhe ndërpreja pa të drejtë e pensioneve të pleqërisë dhe mosdhënien e së drejtës për të përfituar pension suplementar.
Në këto kushte juristët e Avokatit të Popullit kanë ndjekur hap pas hapi shkeljet dhe ju kanë dhënë ndihmë juridike qytetarëve me qëllim që ata të qartësohen në mbi problemet e tyre. Shumë nga këto çështje janë shqyrtuar dhe disa nga to kanë marrë zgjidhje.
Sipas këtij institucioni një numër i konsiderueshëm ankesash, kanë patur si objekt masën e ulët të pensioneve të pleqërisë dhe qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen për rillogaritjen e pensioneve. Pas shqyrtimit të ankesave, juristët e AP u kanë nisur disa rekomandime Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Më tej rekomandimet janë marrë në konsideratë dhe janë kryer rillogaritjet e përkatëse të pensioneve. Mësohet se disa qytetarë pas një beteje disa vjeçare kanë përfituar rritje të masës së pensionit si dhe u janë dhënë diferencat përkatëse.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227