INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Boll e mbajtën të fshehur! Noizy më në fund na prezanton të dashurën e tij! [FOTO]

Boll e mbajtën të fshehur! Noizy më në fund na prezanton të dashurën e tij! [FOTO]

Publikuar më: 18:56 10-10-2017

Ai është një nga reperat më të suksesshëm shqiptar dhe së fundmi ka futur “rrënjët” edhe në botën e biznesit. Të jesh Noizy, me shumë këngë hit e mijëra fansa në Shqipëri e më gjërë, sigurisht që do komentohesh për jetën private, por reperi i njohur ka preferuar që mos të “zbulohet” në publik përsa i përket çështjeve të zemrës.
Mirëpo siç duket ai nuk ka duruar më. Noizy ka vendosur ta pranojë publikisht lidhjen e tij me Naomi-n, vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Si kurrë më parë, reperi ka postuar një foto ku shihet krah bukuroshes që jeton në Zvicër.

puthje.jpg

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Naomi, e cila ka postuar foto dhe video krah reperit të famshëm, teksa presin në aeroport. Ajo ka publikuar në Insta Story foto me Zin Zin-in dhe madje foto të së njëjtës shtëpi duke thënë “më në fund në shtëpi”. Të dy ata i kanë shoqëruar fotot e tyre me ikona zemrash, duke mos ngurruar të shprehin hapur dashurinë.

mo.jpg

naom.jpg

Naomi Lareine, përveçse thuhet se është e dashura e reperit, gjithashtu është dhe këngëtare, pjesë e labelit OTR, i themeluar nga Noizy.
Mos ndoshta Noizy bashkëjeton me Naomin e ne nuk dinim gjë? Kjo mund të jetë pikërisht vajza që i rrëmbeu reperit zemrën gjithësesi kjo mbetet për tu parë.

om.jpg

am.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031368732452393